SFIDAT – PANDEMIA, DEZINFORMATAT, LAJMET E RREJSHME
3 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së shtypit, mediat në Maqedoninë e Veriut e presin me një përmirësim prej dy vendesh – në atë të 90-të në indeksin e lirisë së “Reporterëve pa kufij”
Por, pëkundër përmirësimit, situata në terren flet se problemet me të cilat në të kaluarën janë përballur gazetarët mbeten të pranishme – paga të ulëta, presione, kërcënime e të ngjashme.
Sipas Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, sot liria e shprehjes për dallim nga para 5 ose 6 vite është shumë më e lartë dhe për këtë shkak nuk duhet të eksperimentohet me kthimin e mjeteve qeveritare për fushata në media.
MLADEN ÇADIKOVSKI – KRYETAR I SHGM-së
“Insistojmë në krijimin e Fondit për media të lira, prëmes së cilit do të mbështeten projekte të interesit publik, për produkte gazetareske, përmes së cilave do të mundësohet financimi I projekteve për gazetari hulumtuese, analitike, për përmbajtje dokumentare, arsimore dhe edukative. Në këtë mënyrë praktikisht do të ndihmohej gazetaria kurse do të ndikojë edhe në të ardhurat e gazetarëve dhe punonjësve të mediave”
Në një prononcim për Klan Maqedoni, gazetari dhe profesori universitar, Sefer Tairi thotë se gazetaria duhet të trajtohet si e mirë publike, kurse informacionet në kohë pandemie, nuk duhet të jenë të kufizuara.
SEFER TAHIRI- PROFESOR UNIVERSITAR
“Mendoj që pandemia e COVID-19 ka përdëftuar të metat e sistemit mediatik, ka nxjerë në sipërfaqe që dezinformacionet apo lajmet e rreme vazhdojnë të jenë prezentë në median tonë , në një pjesë të mediave sepse nuk dua që ti përgjithësoj.
-Nuk duhet të ketë më cdo kush shmangie nga komunikimi I drejtpërdrejt me gazetarët e kam fjalën për konferencat e shtypit sepse mendoj se pushteti duhet të tregoj se pse në RMV vdesin 40 vetë ndërsa në Shqipëri një njeri apo vetëm disa”.
Në vazhdën e bashkëpunimit me Misionin e OSBE-së, ku vitin e kaluar ishin ndarë për 100 media, 150 pako të pajisjeve mbrojtëse nga COVID-19, sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së shtypit, SHGM-ja me ndihmën e OSBE-së, ka siguruar 120 komplete të jelekëve dhe kësulave mbrojtëse, që do t`u ndihmonin gazetarëve që raportojnë nga terreni më lehtë të njihen dhe në këtë mënyrë të jenë edhe më të mbrojtur.