Aktori Visar Vishka, i cili u emërua u. d Drejtori i Teatrit Gostivar në vitin 2019, u shkarkua nga detyra e tij dhe kohe me pare postoi një video në profilin e tij në Facebook që tregon gjendjen e dobët të vetë teatrit.
Në video, Vishka i drejtohet Ministrit të Kulturës dhe shpjegon se, përveç faktit që zyra e tij është në kaos, pasi ata nuk kanë ku të mbajnë kostumet e aktorëve, teatri ka shumë pak burime financiare.
Ai thotë se në teatër nuk ka ujë ose tualet, kështu që aktorët i kryejnë nevojat e tyre fiziologjike në xhaminë aty pranë.
Vishka gjithashtu thotë se teatri në Gostivar nuk ka ngrohje.