7.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAltin Ahmeti / Si i pushoi nga puna mbi 11 mijë kontrollorë,...

Altin Ahmeti / Si i pushoi nga puna mbi 11 mijë kontrollorë, presidenti Reagan, për shkak të grevës?

Për informacion, me datë 5 gusht të vitit 1981, presidenti i atëhershëm i SHBA-ve, Ronald Reagan pushoi nga puna 11 mijë e 359 kontrollorë të trafikut ajror, pasi kishin filluar një grevë për të rritur pagat e tyre.

Vendimi për pushimin e tyre erdhi pasi dy ditë më parë, më 3 gusht, pothuajse 13 mijë kontrollorë të trafikut ajror hynë në grevë për shkak të kushteve të punës dhe rritjes së pagave.

Ditën që kontrollorët hynë në grevë u anuluan 7000 fluturime dhe Presidenti Reagan e quajti grevën të paligjshme. Ai paraprakisht kërcënoi se do të pushonte nga puna çdo kontrollues që nuk do të kthehej nga puna brenda 48 orësh.

Edhe pse ky vendim pati pasoja, Regani nuk u tërhoq dhe ushtria mori Kontrollin Ajror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Njëkohësisht, filloi pranimi në punë i kontrollorëve të rinj, ndërsa ata që vazhduan grevën, jo vetëm që nuk u lejuan të punojnë si kontrollorë, por iu ndalua puna në këtë fushë, përjetësisht.

https://javanews.al/shteti-nuk-duhet-te-shantazhohet-nga-cunat-me-paga-5-mije-dollareshe/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments