7 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaOpinionMeral Ferati / Mafia energjetike

Meral Ferati / Mafia energjetike

Aktivitetet e mafias energjetike që shterr burimet e Sharrit duke privuar të gjithë banorët nga uji i pijshëm, të cilat shkaktojnë dëmtim të pakthyeshëm të natyrës dhe ndosin ujin dhe ambientin, mund të definohen si T ERRORIZËM EKOLOGJIK.

Mafia energjetike, e njohur te popullata si “ata që ndërtojnë mini hidrocentrale”, duke qenë nën ombrellën e pushtetit dhe duke u mbështetur në kr imin e dh unshëm, po shkaktojnë katastrofë ekologjike, po shkatërrojnë natyrën në përmasa të mëdha e të pariparueshme, pasojat e të cilave do t’i vuajnë gjeneratat pas nesh.

Ndërtimet e shumta, ndryshimi i ekosistemit ujor dhe përdorimi i makinerisë së rëndë në zona që duhet të jenë të mbrojtura, po bëhen pa asnjë standard apo kriter, e për më tepër, pa asnjë kontroll ndaj impaktit që të njejtat kanë në ambient. Disa “të privilegjuar”, bëjnë akumulimin dhe pronësimin e padrejtë të burimeve natyrore, të cilët shërbejnë për furnizimin e ujësjellësit, duke i lënë qytetarët e Tetovës pa ujë të pijshëm. Të njejtët po e kontaminojnë ujin, duke rrezikuar në masë shqetësuese e të rrezikshme shëndetin e qytetarëve. Është bërë e zakonshme që përfitimet materiale për disa, të arsyetojnë një Eko gjenocid shkurtëpamës, me pasoja të tmerrshme për gjeneratat e ardhëshme.

Sharri , i njohur për nga bukuria dhe pasuria natyrore, përbën një thesar që na e ka dhuruar Zoti dhe duhet ta ruajmë me përgjegjësi të madhe për gjeneratat e ardhshme. Por në vend që të angazhohen për këtë gjë, momentalisht Sharri është vënë nën një sulm klasik Eko Terrorist, duke u shkatëruar jo vetëm në formë sistematike por edhe brutalisht dhe haptas.

Në vend që të stimulohet turizmi malor, prej të cilit shtete shumë të zhvilluara si Zvicra dhe Austria sigurojnë një pjesë të konsiderushme të buxhetit dhe zhvillojnë ekonominë, tek ne shkatërrohet në mënyrë të pakthyeshme pasuria natyrore, e vetmja pasuri që nuk mund të krijohet nga dora e njeriut. Normalisht që aty nuk ka investime, sepse prej investimeve të tilla do të përfitonte popullata e gjerë e jo vetëm disa individë.

Jetojmë në kohë kur shoqëritë e civilizuara, për përfitim të energjisë, përdorin panelet solare ose mullinjtë e erës, të cilët gjenerojnë energji të pastër. Vetëm në shoqëritë totalisht kaotike, në pjesët që vetë natyra i ka lulëzuar, ndodhin shkatërrime masive të pyjeve për të ndërtuar hidrocentrale , nga të cilat nuk përfitojnë qytetarët por vetëm disa individë.

Ata po shkatërrojnë çdo gjë, jo vetëm në natyrë por edhe në viset urbane. Fushat përreth nuk janë më pjellore për shkak të mungesës së ujit, qyteti i Tetovës nuk ka ujë të pijshëm dhe cilësia e atij pak uji që rrjedh me orare të caktuara, është e mjerueshme. Si rezultat i kësaj, prishet i tërë ekosistemi, cënohet egzistenca e popullatës, banorët s’kanë ujë ose uji që mezi iu arrin në çesma, nuk mund të pihet.

Ky problem që jemi duke e debatuar dhe qindra tjerë si ky, fatkeqësisht krijohen nga vetë ata që duhet ta parandalojnë. Edhe pse i thjeshtë në esence, nuk ka vullnet e as interes që ky problem të zgjidhet institucionalisht. Në fakt, zgjidhja e problemit as që figuron në rend të ditës, për shkak se interesi i qytetarëve nuk është më i rëndësishëm se përfitimet personale.

Si mund të ndalohet neglizhenca dhe dëmi që shkaktohet vazhdimisht ndaj natyrës dhe cdo gjëje që na rrethon? A duhet të vazhdojmë të presim të ndodhë ndonjë mrekulli ose intervenim i dorës hyjnore?

Në fund lind pyetja, çka i ngel si opsion i fundit qytetarit të thjeshtë për të mbrojtur veten?

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments