15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajme35 administratorët të cilët u sistematizuan në Inspektoratin e Tregut nuk kanë...

35 administratorët të cilët u sistematizuan në Inspektoratin e Tregut nuk kanë nisur ende punë

Inspektorati i Tregut ende nuk ka përfunduar pranimin dhe aktivizimin në punë të administratorëve të cilët Qeveria vendosi t’i sistematizojë në këtë institucion. Pas shumë tentimeve për të marrë përgjigje nga drejtori i Inspektoratit të tregut, Stojko Paunovski, ai nuk ishte i kapshëm për të na sqaruar përse nuk i ka angazhuar këto persona.

Nga ana tjetër, Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri, deklaron se me drejtorin Paunovski janë në kontakt dhe presin zgjidhje të shpejtë. Por pa treguar se kur pritet zgjidhja konkrete.

 ..drejtori atje parasheh që me marrjen e të punësuarve në bazë të programit K5 të bëjë edhe avancimin e tyre. Ka një pjesë në të cilën mendohet dhe parashikohet përfshirja në administratë ose shpërndarja në qytete të caktuara. Por edhe një herë e potencoj, për çështjen e Inspektoratit të tregut, jemi në komunikim të përditshëm dhe ende nuk kemi një përgjigje definitive se çfarë do të ndodhë me një numër të caktuar që janë përfshirë- deklaroi Jeton Shaqiri, Ministër i SHIA.Kohë më parë, drejtori i Inspektoratit të tregut, Stojko Paunovski, deklaroi se 35 të punësuarit në administratë përmes Marrëveshjes së Ohrit, nuk mund ti angazhojë në institucionin që e udhëheq, pasi nuk janë kuadro adekuate. Paunovski deklaro se inspektorati i tij, nuk ka nevojë për administratorë, por për inspektor në pjesën lindore të shtetit dhe jo për në pjesën perëndimore

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments