7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDenoncimi i Mesila Dodës: Ja si punonjësi i Manastirliut shpërndan ushqime në...

Denoncimi i Mesila Dodës: Ja si punonjësi i Manastirliut shpërndan ushqime në këmbim të votave

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Mesila Doda, ka denoncuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Tempora” në RTV Ora një tjetër rast se eksponentë të PS po shpërndajnë ushqime tek njerëzit në nevojë në këmbim të votës më 25 Prill.

Sipas saj, bëhet fjalë për një punonjës të sistemit shëndetësor në vend dhe që punon për fushatën e ministres së shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Këtë zarfin në fakt kaloi pak më parë se unë doja t’ua tregoja. Janë disa foto që më kanë ardhur nga persona që më shkruajnë vazhdimishtKëtu kemi një prej, duket pak se është e turbullt, do ta botoj edhe në faqen time, një person që po ndan ndihma dhe po ja jep kësaj zonjës. Personi quhet Roland Rrapja dhe është punonjës i Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Kujdesit Shëndetësor dhe punon për zonjën Ogerta Manastirliu dhe shpërndan te zona që mbulon zonja Manastirliu. Ky po shpërndan ushqime me qëllime elektorale. Është edhe targa e makinës. Po bëhen të gjitha denoncimet për personin në fjalë i cili tenton të ndryshojë vullnetin e njerëzve për interes të shefes”, tha ndër të tjera Doda.

https://27.al/denoncimi-i-mesila-dodes-ja-si-punonjesi-i-manastirliut-shperndan-ushqime-ne-kembim-te-votave/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments