10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajme(VIDEO) KOALICIONI AAA-ASH: CILA ËSHTË MERITA E GRUBIT DHE BUSHIT PËR AKSIONET...

(VIDEO) KOALICIONI AAA-ASH: CILA ËSHTË MERITA E GRUBIT DHE BUSHIT PËR AKSIONET ANTISHQIPTARE?

Koalicioni ndërmjet Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës ka reaguar ndaj veprimeve që i bëri zëvendëskryeministri Artan Grubi në ceremoninë e shënimit të 40-vjetorit të themelimit të njësitit policor “Tigrat”. Në reagim theksohet se çuditërisht në këtë ceremoni u ndanë mirënjohje edhe për dy shqiptarë: zv./kryeministrin, Artan Grubi, dhe zv. ministrin e Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, të dy anëtarë drejtues të Bashkimit Demokratik për Integrim.

KOALICIONI ALEANCA PËR SHQIPTARËT DHE ALTERANTIVA

“Duke e ditur veprimtarinë e këtij njësiti që nga demonstratat e ’81-shit e ’89-tës në Kosovë, përmes rasteve si Bit Pazari, Ladorishti, UT-ja, e deri te vrasja e civilëve në fshatin Luboten, është e qartë se ky njësit monoetnik maqedonas ka pasur arsye të kremtojë dhe t’u ndajë mirënjohje atyre që kanë qenë të suksesshëm në vrasjen dhe rrahjen e shqiptarëve, por meqë çdo mirënjohje ka një motivacion, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA shtron pyetje publike se cili ka qenë motivacioni i mirënjohjes së këtillë për dy shqiptarët e këtij pushteti? Cila është merita e Artan Grubit dhe e Nazim Bushit për ato aksione 40-vjeçare antishqiptare të “tigrave”? Madje, mirënjohja e tyre vjen vetëm një ditë pasi lideri i tyre mburrej me demonstratat e 81-shit”

Sidoqoftë, koalicioni ASH & AAA thekson se njësiti “Tigrat”, që edhe sot është monoetnik – pra vetëm maqedonas, do të mbetet për shqiptarët një njësit që do të mbahet mend për aksione antishqiptare. Ata që marrin mirënjohje prej tyre, i paçin me shëndet, theksohet në reagim. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments