-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaOpinionAbdulla Mehmeti / SHQIPTARËT NË MAQEDONI DHE DEMONSTRATAT E VITIT 1981

Abdulla Mehmeti / SHQIPTARËT NË MAQEDONI DHE DEMONSTRATAT E VITIT 1981

NË 40 VJETORIN E FILLIMIT TË DEMONSTRATAVE TË VITIT 1981 NË KOSOVË Abdulla Mehmeti Demonstratat e njohura të vitit 1981 në Kosovë, filluan në Prishtinë, të organizuara nga rinia studentore shqiptare, më 11 mars. Këto demonstrata të lavdishme, të cilat u zhvilluan kundër padrejtësive, dhunës dhe brutalitetit të regjimit të atëhershëm komunist, më 1 dhe 2 prill të vitit 1981 morën përmasa të një kryengritje të përgjithshme popullore, jo vetëm në Prishtinë, por edhe në qytete të tjera të Kosovës, me kërkesa të ligjshme për krijimin e Republikës së Kosovës, në të cilën më vonë do të përfshiheshin edhe viset tjera shqiptare, të cilat i mbante nën okupim Jugosllavia. Në ditën e sotme, më 11 mars, në Prishtinë filluan demonstratat e vitit 1981, të cilat shënojnë fillimin e luftës së hapur kundër robërisë dhe ideologjisë së rrejshme të jugosllavizimit, që manifestohej me politikën mashtruese të bashkim-vëllazërimit të shqiptarëve me popujt jugosllavë. Këto demonstrata të lavdishme, të cilat u zhvilluan kundër padrejtësive, dhunës dhe brutalitetit të regjimit të atëhershëm komunist, më 1 dhe 2 prill të vitit 1981 morën përmasa të një kryengritje të përgjithshme popullore, jo vetëm në Prishtinë, por edhe në qytete të tjera të Kosovës, me kërkesa të ligjshme për krijimin e Republikës së Kosovës, në të cilën më vonë do të përfshiheshin edhe viset tjera shqiptare, të cilat i mbante nën okupim Jugosllavia. Në radhët e rinisë studentore të Universitetit të Prishtinës, i cili ishte epiqendra e kësaj lëvizje, ishin edhe qindra studentë nga viset tjera shqiptare, si nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, të cilët duke qenë jo vetëm pjesë e tyre, por edhe në ballë të demonstratave, bashkë me vëllezërit dhe motrat kosovare, këtë frymë revolucionare do ta bartin edhe në vendlindjet e tyre, qytetet tjera shqiptare, me dëshirë të realizimit të ëndrrës shekullore për një shtet të përbashkët. Si në Kosovë dhe Maqedoni, ashtu edhe në viset tjera shqiptare, vala e terrorit filloi me vrasje, reprezalje dhe burgosje të dhjetëra studentëve pjesëmarrës në këto demonstrata. Në këtë lëvizje do të kalitet gjenerata, e cila në vitet e mëvonshme do të vihet në ballë të procesit të ndarjes përfundimtare të viseve etnike shqiptare nga Jugosllavia, deri në fitoren përfundimtare, me shpalljen e Kosovës shtet të pavarur, ndërsa viset tjera shqiptare, si pjesë e pandarë e këtij procesi mbetet të synojnë realizimin e idealit të lirisë dhe pavarësisë së tyre kombëtare, përmes procesit të integrimeve euroatlantike. Në përvjetorin e këtyre ngjarjeve, duhet të rikujtojmë se ishin dhjetëra djem dhe vajza edhe nga Maqedonia, nga Tetova, Gostivari, Dibra, Ohri, Struga, Kumanova, Shkupi, Kërçova dhe qytete të tjera, të cilët e përjetuan dhunën dhe terrorin e regjimit shovinist të regjimit sllavo-komunist, disa prej të cilëve ende i kanë të pashëruara plagët nga zinxhirët e taksave dhe rafalët e automatikëve nga forcat ushtarake dhe policore jugosllave. Dhjetëra djem dhe vajza shqiptare u dënuan me burgje dhe përjetuan tmerrin e jetës pa të drejta dhe liri qarkullimi, me të drejta të mohuara për jetë normale. Me dhjetëra pjesëmarrës në këto demonstrata u etiketuan si elemente armiqësore, si kundërrevolucionarë, nacionalistë, separatistë dhe irredentistë, pa të drejtë shkollimi të mëtejshëm, pa të drejtë punësimi dhe të drejta të tjera më elementare qytetare. Atëherë dhe sot, për këto ngjarje të lavdishme të historisë sonë më të re janë thurur lavde të rrejshme, janë ngritur personalitete dhe figura pa meritë dhe janë nënvlerësuar organizatorët dhe pjesëmarrësi e vërtetë të këtyre demonstratave. Janë cilësuar si ngjarje të kurdisura nga agjentura dhe shërbime të huaja dhe të nxitura ose kontrolluara sidomos nga UDB-ja jugosllave, por është një e vërtetë e pamohuar se, rinia studentore dhe populli liridashës shqiptar, veprimtarët e çështjes kombëtare dhe atdhetarët me përkushtim, kurrë nuk kanë stisur bëma të rrejshme dhe nuk kanë thurur lavde për veten e tyre. Kjo detyrë e shenjtë, në interes të së vërtetës, të ruajtjes së personalitetit të tyre, të dinjitetit dhe nderit të familjeve që u sakrifikuan në flakën e kësaj përpjekje çlirimtare, duhet t’u jepet vendi i merituar, në bazë të dëshmive, fakteve dhe argumenteve shkencore, pa lënë hapësirë manipulimi dhe shtrembërimi të këtyre ngjarjeve të lavdishme. Është koha kur duhet të shpaloset e vërteta. Ende nuk është thënë e tëra për demonstratat dhe lëvizjen studentore të vitit 1981. Lavdi të rënëve për liri, të drejta kombëtare dhe pavarësi!

Për organizim dhe pjesëmarrje në demonstratat e 11 dhe 26 marsit, të 1 e 2 prillit të vitit 1981, në Prishtinë, nga Tetova me rrethinë janë dënuar me burg gjithsej 13 studentë (sipas dëshmive të organeve të ish-sigurimit shtetëror jugosllav), prej të cilëve 11 nga katundi Shipkovicë dhe 2 nga vendbanime të tjera të Tetovës me rrethinë, 1 nga fshati Dobrosht dhe 1 nga fshati Gjermë. Pjesa më e madhe e këtyre studentëve të atëhershëm ende i vuajnë pasojat, kurse disa prej tyre janë larguar përgjithmonë në botën e jashtme. Për pjesëmarrje në këto demonstrata u burgosën edhe dhjetëra studentë të tjerë të Universitetit të Prishtinës, nga Struga, Ohri, Dibra, Kërçova, Manastiri, Gostivari, Kumanova, Shkupi dhe vise të tjera shqiptare në Maqedoni. Mjerisht, ata që i dënuan këto demonstrata, që ishin të frymëzuar, të edukur dhe të bindur në frymën komuniste jugosllave, funksionarë të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, të Lidhjes Socialiste dhe bartës të funksioneve në organet e pushtetit të atëhershëm, sigurisht edhe dorë e zgjatur e UDB-së, pas vitit 1990, në periudhën kur duhej të ndodhnin ndryshime radikale, ata me ndihmën e sigurimit të fshehtë të shtetit u ngritën edhe më lartë; u pasuruan më tepër; krijuan mundësi materiale për ngritjen e tyre profesionale; krijuan biznese të ndryshme dhe zunë pozita të larta, dhe sot janë gjithandej në kreun e pushtetit, në të gjitha institucionet. Pse populli ushqeu kaq gjatë iluzionin se me njerëz të sistemit të vjetër, me politikanë veç më të provuar, me persona të dështuar në aspektin kombëtar dhe të dëshmuar si racë e përshtatshme për bashkëpunim me çdo pushtues, armik e sundues të huaj, mund të bëhen ndryshime pozitive në interes të çështjes sonë kombëtare?! Jemi vonuar më shumë se dy dekada, por asnjëherë nuk është vonë. Krimi nuk vjetrohet. Kësaj race duhet t’ia tregojmë hapur vendin ku e ka dhe të fillojmë një epokë të re, pa kompromis, me njerëz të ri dhe vizion të qartë për të ardhmen.

(11 mars 2015)

No photo description available.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments