8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBytyqi-Abazoviq: Konkurentë rajonale në vend të konkurencës rajonale për zhvillim të ekonomive...

Bytyqi-Abazoviq: Konkurentë rajonale në vend të konkurencës rajonale për zhvillim të ekonomive ballkanike

Vendet ballkanike duhet ta zhvillojnë konkurentën, ndërsa jo konkurencën. Konkurenta rajonale është çelësi i cili e hap derën për vendet e Ballkanit Perëndimor, porositën sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi dhe nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Në mbledhjen bilaterale në Shkup, Bytyqi dhe Abazoviq i kanë shqyrtuar mundësitë për thellim të bashkëpunimit ekonomik, por edhe e kanë hapur çështjen për krijim të a.q. korridorit të gjelbërt për turistët në sezonin e ardhshëm i cili do të mundësojë udhëtimin e tyre të pandërprerë.

I përbashkët ka qenë edhe konkluzioni se të dy vendet duhet të fokusohen në qeverisjen e së drejtës, si dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në rrugën evropiane duhet të ndihmojmë, vlerësuan Bytyqi dhe Abazoviq, duke përmendur se rajoni duhet të bëjë një hap dhe t’i pranojë rregullat e botës së zhvilluar, demokratike.

“Një nga temat gjithsesi ishte edhe mini shengeni, por unë supozoj se flasim për bashkëpunim ekonomik sepse një nga sfidat e rëndësishme e të gjitha qeverive në rajon është puna që duhet ta bëjmë për ekonomitë tona. Nuk duhet të konkurojmë njëri me tjetrin, por të punojmë së bashku. Këto janë hapat të cilat do t’i operacionalizojmë dhe në të cilat do të punojmë së bashku”, theksoi Bytyqi.

Siç theksoi Abazoviq, vendet e rajonit duhet së bashku ta projektojnë shtegun për të ardhmen evropiane. Rajoni është i lodhur nga grindjet, përpjekjet e vendeve duhet të kahëzohen drejt standardit ekonomik, jetësor dhe progresit.

“Të përkushtohemi të gjtihë së bashku në këtë, duhet të krijojmë vlerë të re. Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet ta bëjnë hapin, të ndryshohen, të sillen më ndryshe, t’i pranojnë rregullat e botës demokratike. Ky është interesi i vendeve tona, jo vetëm i BE-së. Nëse nuk e arrijmë këtë do të jetë njëjtë nëse ai mossukses është i përbashkët ose individual. Dora jonë është shtrirë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksoi Abazoviq.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë që pushimet e tyre t’i kalojnë në Mal të Zi. Me ç’rast përmendi se që të jetë i suksesshëm sezoni i ardhshëm masat duhet të respektohen, duhet të arrihet shifër e mirë e vaksinimit dhe të punohet në atë të mos ketë karantinë gjatë kthimit në vend.

Nënkryetari i Qeverisë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq gjendet për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut në ftesë të zëvendëskryeministrit Bytyqi. Gjatë vizitës Abazoviq do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, me zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi, si dhe me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments