Mjeku popullor Hysri Peqani, i njohur si Burdushi, ka komentuar rezultatin e partive në zgjedhjet që u mbajtën sot.
Burdushi ka folur për rezultatin e madh të Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai tha se partia e Albin Kurtit është magjepsur me dashuri dhe ndershmëri për ditën e Shën Valentinit.
“Sot fitoi dashuria. VV i ka magjepsur me dashuri dhe ndershmëri votuesit. VV i ka verbëru me dashuri partitë e tjera”, tha Burdushi.
Ndërkaq Burdushi, tha se PDK-në dhe LDK-në, që dështuan në këto zgjedhje, kanë pasur ‘mësysh’ e ‘sehire’.
“PDK dhe LDK kanë pasur shumë mësysh e sehire. Sehiret kanë ardh prej ndërkombëtarëve”, tha Burdushi.
Burdushi tha se edhe moti i ftohte ka ndikuar në rezultatin e dobët të LDK në zgjedhje.
Deri me tash KQZ ka numëruar 76,68% të votave në nivel të Kosovës.
Nga votat e numëruara, LVV ka marrë 48,14% të votave, PDK ka 17,51% dhe LDK ka fituar 13,35% të votave.
AAK ka rezulton të ketë marrë 7,43% të votave, sipas rezultateve aktuale preliminare të KQZ-së. Ndërkaq NISMA ka vetëm 2,70% të votave, duke i thënë lamtumirë Kuvendit.