Presidenti i SHBA Joe Biden ka kërcënuar të rivendosë sanksionet ndaj Mianmar pasi ushtria e vendit mori pushtetin atje.
Sanksionet ishin lehtësuar vetëm kohët e fundit, pasi vendi filloi të dilte nga një diktaturë ushtarake dekada me radhë.
Të hënën, Aung San Suu Kyi dhe zyrtarë të tjerë shtetëror u arrestuan, pasi u akuzuan për mashtrim mbi fitoren e saj të jashtëzakonshme në zgjedhje.
Kombet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe BE gjithashtu kanë dënuar pushtimin ushtarak mes frikës së protestave dhe trazirave të mundshme.
Suu Kyi e cila kaloi gati 15 vjet në paraburgim midis viteve 1989 dhe 2010 ka nxitur mbështetësit e saj të “protestojnë kundër grushtit të shtetit” në një letër të shkruar para se të arrestohej.
Ajo paralajmëroi se veprimet e ushtrisë do ta vendosnin vendin përsëri nën një diktaturë.
Ushtria ka refuzuar të pranojë rezultatet e zgjedhjeve të nëntorit, duke deklaruar një gjendje të jashtëzakonshme për një vit ndërsa tashmë ka zëvendësuar 11 ministra dhe deputetë, përfshirë financat, shëndetësinë, punimet e brendshme dhe punët e jashtme.
Por në një deklaratë, presidenti amerikan Biden tha se “forca ushtarake nuk duhet të kërkojë kurrë të shfuqizojë vullnetin e njerëzve ose të përpiqet të fshijë rezultatin e zgjedhjeve të besueshme”.
Top Channel