0.4 C
Tetovo
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeBotaBideni dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike, Shtëpia e Bardhë jep detaje

Bideni dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike, Shtëpia e Bardhë jep detaje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se gjatë bisedës, Biden ka ngritur shqetësime lidhur me aktivitetet ruse, përfshirë trajtimin dhe burgosjen e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny.

“Biden gjithashtu tha se Uashingtoni mbështet fuqishëm sovranitetin e Ukrainës, përballë agresionit të vazhdueshëm rus”, tha Psaki.

Kremlini konfirmoi telefonatën përmes një deklarate në faqen e internetit duke thënë se Putini e uroi Bidenin për marrjen e detyrës dhe se të dy liderët “shprehën kënaqësi” në lidhje me shkëmbimin e notave diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje mbi zgjatjen e Traktatit për Reduktimin e Armëve Strategjike (New START).

Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny është burgosur fundjavën e kaluar pasika arritur në Moskë nga Gjermania.Në shtetin gjerman, Navalny është trajtuar pas helmimit me agjentin nervor, Noviçok. Ai e ka fajësuar presidentin rus, Putin për helmimin.

Rusia aneksoi rajonin e Krimesë të Ukrainës në vitin 2014, dhe separatistët e mbështetur nga Moska filluan një kryengritje në Donbas, në Ukrainën lindore.

Konflikti ka lënë të vrarë më shumë se 13.000 njerëz. Rusia mohon çdo rol në konflikt.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments