4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNPK-Tetovë punon me humbje, në pandemi Ceka: Qeveria të ndihmojë, mezi i...

NPK-Tetovë punon me humbje, në pandemi Ceka: Qeveria të ndihmojë, mezi i paguajmë punëtorët

Mbi 80% e qytetarëve në këtë kohë pandemie me Covid 19, nuk paguajnë fatuarat e Ndërmarjëve publike, bën të ditur Xhelal Ceka, drejtori i NPK-Tetovë. Sipas Cekës, kjo situatë tej mase u vështirëson mbijetesën si ndërmarrje, pasi varen nga pagesat e qytetarëve,humbja sipas tij vitin që lamë pas është mbi 26 milion denar. Ceka kërkon nga qeveria dhe komuna që t’u dalin në ndihmë ndërmarrjeve publike, pasi me shumë vështërsi po i bënë pagesat e punëtorëve, ndërsa sipas tij nga qershori e këndej problem ka edhe me pagesat e kontributëve të punëtorëve.

“Kemi më pakë të hyra nga qytetarët se në vititn 2019. Dhe për kete shkak edhe ne jemi të dëmtuar dhe kemi probleme edhe me kontributet edhe obligimr ndaj furnizuesve. Nga kjo krizë kemi kërkuar edhe nga Qeveria që të jemi në fazën e pestë si ndërmarrje por nuk flas si ndërmarrje vetëm e Tetovës por gjithë ndërmarrjen publike në RMV që në fazën e pesë të jenë edhe ato pasi edhe ato punëtorë gjatë kohes se pandemisë.”, tha Xhelal Ceka, drejtri i NPK-Tetovë.

Ceka thote se kanë marrë garancë nga qeveria se do jenë ne pakon e 5. Por ai thotë se për të dalë nga kjo situat e krijuar në pandemi ka kërkuar edhe kredi.

“Pergjigje na është premtuar se do jemi në pakon e pestë dhe shpresoj se do jemi. Un nuk kamë qëndruar duar kruq kamë kërkuar edhe kredi për te dalur nga kjo situatë, pasi nuk shohë zgjidhje tjetër.Dhe jemi duke punuat shumë që ta marrim kredin dhe ti mbulojmë problemet që janë paraqitur në kohen e pandemis.”, tha Ceka.

Në situatën e njëjtë janë edhe ndërmarrjet publike në Komunat tjera. Ndërkaq nuk eshtë për lakmi edhe ndermarrjet private pasi shumica e tyre ne pamundesi për ti mbuluar shpenzimet kane falimentuar./TS-Tvm2

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments