Qytetarët në qendër të Spanjës po e kanë të vështirë ta përballojnë të ftohtin, pas stuhisë së borës gjatë fundjavës, shkruan BBC.
Autoritetet u kanë bërë thirrje të moshuarve të qëndrojnë në shtëpi. Së paku shtatë persona kanë vdekur si pasojë e motit të ftohtë, ndërsa dy viktimat e fundit ishin të pastrehë në Barcelonë. Temperaturat kanë rënë në minus 25 gradë Celsiun në Molina de Aragon dhe Teruel, male në lindje të Madridit – nata më e ftohtë në Spanjë në 20 vjetët e fundit.
Bora e thellë e lënë nga stuhia Filomena është kthyer në akull duke penguar transportin