9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTetovë, 32 mijë euro për (mos)pastrimin e lumit

Tetovë, 32 mijë euro për (mos)pastrimin e lumit

linku https://portalb.mk/725154-tetove-32-mije-euro-per-mospastrimin-e-lumit/

Në fund të muajit dhjetor Komuna e Tetovës ka paguar 32 mijë euro për pastrimin e shtratit të lumit “Shkumbin”. Edhe pse nga Komuna e Tetovës thanë se ka përfunduar pastrimi i këtij të fundit në pjesën e Tetovës, kamera e gazetarit të Portalb.mk dhe banorët lagjes së romëve, dëshmojnë të kundërtën, shkruan Portalb.mk.

Nga Komuna e Tetovës konfirmuan se punët për pastrimin e lumit “Shkumbin” në pjesën e Tetovës kanë përfunduar dhe informuan se në muajin prill, vazhdojnë punët për pastrimin e lumit Poroj-Reçicë.

“Po, punët për pastrimin e lumit kanë përfunduar. Vazhdimi i kësaj do të jetë në muajin prill, edhe atë për Poroj-Reçicë” deklaruan nga Komuna e Tetovës.

Menjëherë pas kësaj, gazetari i Portalb.mk ishte në një nga pjesët më të ndotura të lumit “Shkumbin”, pikërisht në Lagjen e Romëve për të vërtetuar se a është pastruar realisht lumi dhe pjesët përreth tij, në atë pjesë.

Nga këtu, dëshmuam se pamja e njëjtë të cilën e gjetëm para shpalljes së tenderit për pas

Lumi te "Lagjja e Romëve", foto: 06.01.2021.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments