Sot është nënshkruar kontrata për furnizim me pesë autobusë të cilët do të shfrytëzohen për transport publik të qytetarëve në Komunën e Tetovës. Sipas kontratës, autobusët duhet të arrijnë në Tetovë në afat prej gjashtë javëve. Ndërkaq, kompania e përzgjedhur është “AutoMakedonija” me seli në Shkup. shkruan Portalb.mk.
Një javë pasi Ministria e Financave miratoi kërkesën e Komunës së Tetovës për furnizim me autobusë për transport publik, autoritetet komunale në Tetovë kanë nënshkruar kontratën me kompaninë “AutoMakedonija” që do t’i sjellë ato.
“Sot është nënshkruar kontrata me ofertuesin më të volitshëm të përzgjedhur në procedurën e prokurimit. Sipas kontratës, nga sot rrjedh afati prej 6 javëve deri ku operatori ekonomik është i obliguar që të sjellë 5 autobusët” theksuan nga Komuna e Tetovës.
Si do të duken autobusët?
Portalb.mk mëson se këta autobusë të cilët kanë kushtuar gjithsej 44 milion denarë janë të modelit Isuzu CitiPort dhe duken kështu:
================================================
Tetovarët kan kapur menjëherë faqet në rrjetet sociale …dhe del se
===============================================
Teuta Arifi e bën beli vetë se 5 autobusa urban do të kushtojnë 72 milion e 200 mijë den. plus nënstacionet 1,2 milion den për 9 pika…?!
Teuta Arifi në Click Plus tv 21 nga minuta 10 e 34 seconda flet për koston e Autobusave urban
#CLICKPLUS | Çka premtoi e çka bëri Teuta Arifi këtë mandat? 09.11.2020
Nov 9, 2020
=======================================================
Nënstacionet
Edhe pse Tetova akoma nuk ka transport publik në qytet tash më ka filluar vendosja e nënstacioneve të autobusëve. Edhe për këtë Komuna e Tetovës me 20 korrik ka nënshkruar kontratë me kompaninë Amazon për vendosjen e nënstacioneve të autobusëve me verë prej 1 milion e 500 mijë denarë pa TVSH. Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi për TV21 tha se kjo është bërë me qëllim që nënstacionet të jenë të gatshëm kur të vijnë autobusët.
“Në qoftë se i përfundojmë autobusët e nuk e përfundojmë këtë procesin tjetër, ajo do të në vendoste në problem funksionalitetin. Tendenca jonë është që në mënyrë paradreke të kryejmë furnizimin e autobusëve përfundimin e nënstacioneve dhe vënien në funksion të ndërmarrjes”, theksoi Teuta Arifi – Kryetare e Komunës së Tetovës.
Por kur do të sillen autobusët që është janë premtuar qe shtatë vite me radhë?
“Kemi pasur procedurë e cila është ripërsëritur pas vlerësimeve të komisionit dhe këshilltarëve të Bankës Botërore, ne vlerësojmë se kjo procedurë deri për vit të ri para vitit të ri, të përfundojmë por e them vitin e ri si një kufi ku përfundimisht do përfundojë edhe procesi i furnizimit, në ndërkohë është duke u vendosur në funksion edhe ndërmarrja e cila do të duhet të menaxhojë me funksionimin e këtyre autobusëve”, u shpreh Teuta Arifi – Kryetare e Komunës së Tetovës.
Arifi një gjë të tillë e ka premtuar edhe në gjashtë mujorin e parë të mandatit të dytë pikërisht në Clik PLUS në vitin 2018 duke premtuar se transporti publik do të jetë gati deri në fund të mandatit të saj duke themeluar një ndërmarrje e cila do të jetë funksionale.
A besoni se gjatë këtij mandati do të këtë transport publik në Tetovë
Arifi: “Besoj se po”.
A mund ta premtoni publikisht ?
Arifi:” Unë e kam thënë se do e bëjmë këtë mandat dhe do e bëjmë”.
Por Arifi që nga shkurti i këtij viti tha se mjetet janë siguruar nga Banka Botërore.
Një premtim e bëri edhe në shkurt të vitit 2020.
“Vlera e autobusëve është afër 900 mijë euro dhe si rezultat i suksesit të këtyre dy projektimeve Banka Botërore na ofron edhe grant në vlerën e 27% të realizimit të këtyre projekteve”, potencoi Teuta Arifi – Kryetare e Komunës së Tetovës.
Një premtim të njëjtë Atifi ka bërë edhe gjatë mandatit të parë në vitin2013 duke thënë se Tetova do të jetë një qytet me linja te rregullta të transportit publik.