-0.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeREJNDERS: Ende përpjekje për përmirësimin e të drejtave themelore në Maqedoninë e...

REJNDERS: Ende përpjekje për përmirësimin e të drejtave themelore në Maqedoninë e Veriut

Pas takimit të tij virtual me ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiq të realizuar dje, eurokomisari për Drejtësi, Didie Rejnders në një deklaratë me shkrim për MIA-n porosit se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë me reformat gjyqësore, veçanërisht në fushën e të drejtave themelore.

Rejnders dhe Mariçiq përmes video konferencës diskutuan mbi gjyqësorin, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformat në shërbimet e inteligjencës dhe administratës publike të cilat janë parakushtet thelbësore përhapjen e kapitujve të parë në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE.

“Rruga për reforma përmban sfida, veçanërisht duke i pasur parasysh rrethanat e jashtëzakonshme të pandemisë Kovid-19. Sidoqoftë, është me rëndësi jetike që autoritetet e Maqedonisë së Veriut ta mbajnë nivelin e përkushtimit ndaj reformave”, tha Rejnders për MIA-n.

Ai shtoi se vendi ka treguar përpjekje të intensifikuara në reformat e sundimit të ligjit dhe theksoi se për një shtet efektiv të ligjit është thelbësor që gjyqësori të jetë i pavarur dhe vendimet e gjykatës të zbatohen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments