8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajme(Video) Shteti do të shpërndajë mes 14,500 - 21,776 denarë në muaj...

(Video) Shteti do të shpërndajë mes 14,500 – 21,776 denarë në muaj për pagat e punonjësve në kompanitë që vuajnë nga kriza në 3 muajt e ardhshëm

Me ndryshimet në Ligjin për Mbështetjen e Pagesës së Pagave, kompanitë që janë më të goditura nga kriza, do të marrin mbështetje më të madhe financiare, tha deputetja e LSDM-së Marija Georgievska.

Projekt-ligji adreson mbështetjen financiare për punëdhënësit e prekur nga kriza e pagave Kivid-19 për tetor, nëntor dhe dhjetor 2020.

“Kompanitë që kanë zvogëluar të ardhurat nga 30% në 40%, do të marrin mbështetje financiare deri në 14,500 denarë për të punësuar, ndërsa ato ndërmarrje me të ardhura të reduktuara mbi 80%, shuma e mbështetjes financiare për pagimin e pagave do të jetë maksimumi 21,776 denarë për të punësuar. Punëdhënësit do të jenë në gjendje të aplikojnë për mbështetje financiare, deri në 7 të muajit për muajin paraardhës, dhe si periudhë referimi, Ligji merr rezultatin financiar të kompanive nga Prilli deri në Tetor, Nëntor dhe Dhjetor 2020 dhe krahasohet me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. “Në rast se kompania regjistrohet pas shtatorit 2019, merret data e regjistrimit në Regjistrin Qendror.” shpjegoi Georgievska.

Kompanitë që aplikojnë për këtë masë nuk mund të paguajnë dividentë dhe shpërblime të performancës së biznesit ose lloje të tjerë të shpërblimeve vjetore deri në ditën e pagimit të dhjetorit 2020.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments