0.8 C
Tetovo
E shtunë, 28 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Shifra prej mbi 6.000 të sëmurëve për tre javë është pasojë...

VMRO-DPMNE: Shifra prej mbi 6.000 të sëmurëve për tre javë është pasojë e qasjes së keqe të Komisionit nga fillimi i pandemisë

Mbi 6.000 të sëmurë për tre javë. Strategjia e Komisionit për Mbrojtje nga Sëmundjet Infektive dhe pushteti rezulton me debakël.

Qeveria që e menaxhon kujdesin shëndetësor duhej të përgatitej për valën e vjeshtës të KOVID gjatë gjithë verës, por prej muajsh asgjë nuk është bërë. LSDM-ja nuk investoi në ambiente të reja spitalore, stafi mjekësor nuk mori shpërblim shtesë për punën dhe përkushtimin e tyre, raporti i menaxhmentit të spitalit me të punësuarit është i keq.

Qeveria e ka hedhur të gjithë kujdesin shëndetësor në kaos.

Dhe tani që nuk kemi asnjë ditë që numri i pacientëve të mos jetë disa qindra, pushteti nuk di çfarë të bëjë.

LSDM politizoi gjithçka. Qeveria gjithashtu e ka politizuar Komisionin për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive, vendimet janë politike, jo profesionale.

Komisioni i Sëmundjeve Infektive, që nga fillimi, po bën gjënë e gabuar, pa një plan dhe strategji, vetëm për të kënaqur orekset e qeverisë. Kjo bëri që Maqedonia të mos ketë një valë të dytë të vjeshtës, por një valë të vazhdueshme me shumë shifra, të cilat po bëhen çdo ditë e më të mëdha.

Duhet të ketë përgjegjësi për amatorizmin që solli vendin në kaosin e shkaktuar nga KOVID në fushën shëndetësore dhe ekonomike.

Qendra për komunikim e VMRO-DPMNE-së

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments