4.3 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeZaevi: Kemi marrëveshje për fqinjësi të mirë,Bullgaria nuk kërkon ndryshim të Kushtetutës,...

Zaevi: Kemi marrëveshje për fqinjësi të mirë,Bullgaria nuk kërkon ndryshim të Kushtetutës, komisioni të sjellë zgjidhje

Bullgaria nuk kërkon ndryshim të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut dhe as nuk ka nevojë për marrëveshje të re mes Shkupit dhe Sofjes, pohon kryeministri Zoran Zaev.

“Bullgaria nuk kërkon ndryshim të kushtetutës dhe zgjidhja nuk është përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje të re, ne kemi marrëveshje, duhet t’i zgjidhim punët përmes komisioneve”, tha Zoran Zaev – Kryeministër. 

Se një marrëveshje e re e mundshme me Bullgarinë mund të sjellë ndryshime kushtetuse e tha ditë më parë kreu i opozitares VMRO-DPMNE.

“Qëndroj në atë se është folur për marrëveshje të re mes fqinjit tonë lindor dhe Maqedonisë, që do të jetë marrëveshje e ngjashme me atë të Prespës dhe do të përfshijë edhe ndryshime Kushtetuese”, theksoi Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Por këtë gjë e mohon edhe Ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani në emisionin ClickPlus, i cili ditë më parë ishte në Sofje ku u takua me kryeministrin bullgar Bojko Borisov dhe shefen e diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva. Osmani nga ata ka kuptuar se ka hapësirë, dëshirë dhe vetëdije për rëndësinë e momentit.

 “Duam të jemi transparent dhe inkluziv në raport me opozitën. Unë jam i gatshëm të komunikoj që nëse me opozitën që ti informoj për të gjitha detajet nëse kjo është iniciativë qëllim mire dhe jot ë keqpërdoret për politika ditore. Nëse qëllimi është i mire që të ndihmohet për tejkalimin e kësaj pengesë të shtetit”, tha Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Osmani është i gatshëm për të qenë transparent me opozitën për çështjen me Bullgarinë, por Zaev refuzon që të ketë takim liderësh për këtë gjë.

 “Zoti Mickoski deri më tani as nuk ka pasur qëndrim e as nuk ka hyrë diku me përgjegjësi për të ndihmuar për hapërimin historik të vendit tonë”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.

Intensiteti i kontestit bullgar po vjen gjithë e duke u rritur. Nga Sofja, Presidenti bullgar Rumen Radev, është këmbëngulës se nuk ka kompromis për gjuhën, identitetin dhe historinë.

Kjo ka vënë në pikëpyetje nisjen e negociatave eurointegruese mes Shkupit dhe Brukselit në dhjetor. Kryeministri edhe sot ripërsëriti se ka shanse që konferenca e parë ndërqeveritare të mos mbahet sepse Bullgaria mund të mos japë dritë jeshile. Megjithatë ka ende shpresë për zgjidhje, që komisioni i përbashkët për historinë të përparojë me punën e tij, ndërsa pret që populli bullgar të pranojë ekzistencën e gjuhës e të popullit maqedonas.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments