3.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTë premten protesta të reja në Maqedoni kundër shtrenjtimit të rrymës

Të premten protesta të reja në Maqedoni kundër shtrenjtimit të rrymës

Të premten (14 Gusht 2020) banorët e Tetovës do të organizojnë protestë të re, përmes së cilës do të kërkojnë nga institucionet ta rishqyrtojnë vendimin për shtrenjtimin e rrymës dhe të formohet trup i ri i pavarur në vend të KRRE-së. Nga këshilli organizativ thonë për Gazetën Lajm se protesta do të fillojë në ora 18 dhe do të organizohet me respektimin e masave kundër Koovid 19. Poashtu shtojnë se protesta njëkohësisht do të mbahen edhe në shumë qytete tjera në Maqedoninë e Veriut.

Ndaj shtrenjtimit të energjisë elektrike kanë reaguar edhe sindikatat, shoqatat dhe disa parti politike. Koalicioni Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët kërkuan në vend që të rritet çmimi të ulet.

Qytetarët do të fillojnë të paguajnë çmim më të lartë për energjinë elektrike për faturat e marra në shtator, dhe kjo do të vlejë gjatë gjithë vitit. Vendimi për të rritur çmimin e energjisë elektrike me 7.4 përqind sipas Rregullatorit është për shkak të uljes së të ardhurave të kompanive energjetike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments