10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaDW / Protestat në lindjen e Rusisë: “Ne e urrejmë Moskën”

DW / Protestat në lindjen e Rusisë: “Ne e urrejmë Moskën”

Dhjetëra mijëra vetë protestuan në fundjavë në këndin më lindor të Rusisë në Kabarovsk. Ata janë kundër burgosjes së ish-guvernatorit të provincës, por protesta drejtohet edhe kundër politikës së Kremlinit.

Russland Chabarowsk | Solidarität mit Sergej Furgal, Gouverneur (Reuters/E. Pereverzev)

Zahar Zaripov është i tronditur; „Pse është i besuari i Putinit më i rëndësishëm se besimi i popullit?” 36 vjeçari është mësues matematike dhe ka marrë pjesë në demonstratë të shtunën (25.07): „Guvernatori ynë u lirua nga Putini, sepse ai me gjasë ka humbur besimin e tij. Por si qëndron puna me besimin tonë? Ne e zgjodhëm guvernatorin, jo Putini.»

Bashkë me gruan dhe vajzën, Zaripov doli në protestë në fundjavë bashkë me dhjetëra mijëra rusë të tjerë në provinën Kabarovsk për të ngritur zërin kundër arrestimit të guvernatorit të provincës, Sergej Furgal dhe kundër politikës së Kremlinit në rajonin më lindor të Rusisë. Mendohet se janë protestat më të mëdha të javëve të fundit me kërkesa si « Liri për Furgal », « ky është rajoni ynë », « Rusi zgjohu » apo « Të ikë Putini ».

Arrestim i kontestuar

Më 9. korrik Sergej Furgal u arrestua para kamerave dhe aktualisht ndodhet në paraburgim në Moskë. Politikani akuzohet, se para 15 vjetësh ka qenë i përfshirë në një seri vrasjesh. Ai vetë i hedh poshtë të gjitha akuzat. Përkrahësit e Furgal dyshojnë për një largim nga detyra me motive politike. Guvernatori i liruar ndërkohë nga detyra bën pjesë tek partia opozitare, LDPR e populistit ultrakonservator, Vladimir Shirinovski. Ai i fitoi me 70% të votave zgjedhjet për guvernator kundër kandidatit të partisë së Kremlinit, “Rusia e bashkuar”.

Russland Chabarowsk | Solidarität mit Sergej Furgal, Gouverneur (Reuters/E. Pereverzev)

Sergej Furgal duket se ka qenë mjaft i pëlqyer mes votuesve. „Ai ka bërë diçka për ne të paktën. Ndryshe nga politikanët e tjerë”, e lëvdon mësuesi Zaripov ish-guvernatorin. „Normaisht guvernatorët dërgohen nga Moska në rajon. Ata flasin në rastin më të mirë me kryetarët e bashkive apo deputetët, por kurrë me votuesit. Furgal ishte ndryshe, ai na ka ndihmuar.”

Duket se është mënyra, se si u veprua me politikanin, që ka bërë të dalin në rrugë mijëra demonstrues. Për ta arrestimi në mes të ditës me efekt mediatik është një arbitraritet i pastër i autoriteteve të Moskës, një fyerje e hapur e votuesve, një poshtërim për njerëzit larg kryeqytetit rus.

Moska është shumë larg

Për ekspertin e politikës, Ilja Grashenkov arrestimi demonstrativ i Furgalit është një hap, pasojat e të cilit, Kremlini nuk i ka llogaritur mirë. Në bisedë me Deutsche Wellen ai sjell në vëmendje mentalitetin e veçantë të njerëzve në skajin më lindor të Rusisë. „Këto janë protesta kundër Moskës, kundër presionit të fortë që Kremlini ushtron tradicionalisht ndaj politikanëve lokalë. Elitat lokale kanë frikë për ekzistencën e tyre dhe në këtë rast solidarizohen me popullin e thjeshtë, që ndjehet i mashtruar.”

Russland Chabarowsk | Solidarität mit Sergej Furgal, Gouverneur (Reuters/E. Pereverzev)

Kabarovsk me 9.000 kilometra larg Moskës është larg kryeqytetit. „Gati askush nga rajoni nuk ka qenë në Moskë. Për shumë vetë, Moska është larg jo vetëm gjeografikisht, por edhe mendërisht më larg se fqinjët, Kina, Koreja e Jugut apo Japonia. Ata e shohin, se fqinjët e afërt ekonomikisht i kanë punët më mirë dhe orientohen më shumë nga ata, se nga Moska.”

Mësuesi Zaripov thotë se janë arsyet pragmatike, ato që i bëjnë njerëzit të mos lëshojnë një fjalë të mirë për Moskën apo Kremlinin. „Ne e urrejmë Moskën. Kjo urrejtje filloi që me ndalimin e automjeteve, timoni i të cilave është djathtas dhe të cilat ne mund t’i importonim me çmim të ulët nga Japonia. Për këtë tani duhet të paguajmë dogana të larta. Që nga ndalimi i këtyre automjeteve të lira nga Japonia vlerat e sondazheve të qeverisë qendrore kanë rënë.”

Pakënaqësia rritet

Po sa e rrezikshme është kjo urrejtje për Kremlinin? Eksperti i politikës, Grashenkov kujton atmosferën protestuese në rritje në të gjithë Rusinë dhe i quan protestat në Kabarovsk si “një dallëndyshe e parë.” “Ne shohim protesta të shpërndata solidariteti në Lindje edhe në qytete të tjera. Në fillim me kërkesa të paqarta. Kremlini e kupton veçse, se ulja e standartit të jetesës mund t’i bashkojë njerëzit, dhe se zemërimi i tyre mund të rritet.” Sipas Grashenkovit, Kremlini e nënvlerëson atmosferën protestuese në populli, por edhe ka frikë nga pushtetarët lokalë që ndahen në elita besnike të Kremlinit dhe jo besnike. “Elitat jo besnike mund ta shfrytëzojnë atmosferën protestuese për të organizuar një puç në Kremlin.” E nga kjo Moska ka vërtet frikë, sipas ekspertit të politikës.

Russland Chabarowsk | Solidarität mit Sergej Furgal, Gouverneur (Reuters/E. Pereverzev)

Por deri më tani policia në lindjen e largët ruse nuk është përzierë. Protestat u zhvilluan paqësisht. E kjo megjithëse, guvernatori i përkohshëm i dërguar nga Moska nuk gëzon simpati në popull. 39 vjeçari Mihail Degtjarjov është po anëtar i partisë së Furgal, por konsiderohet si kandidat i Kremlinit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments