8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDeklaratë eksplozive e Abdulit – Aleanca për Shqiptarët: Bëhet fjalë për mashtrim,...

Deklaratë eksplozive e Abdulit – Aleanca për Shqiptarët: Bëhet fjalë për mashtrim, votuan persona të ndjerë dhe të shpërngulur…(VIDEO)

Abidin Abduli, anëtar i ekipit juridik të Aleancës për Shqiptarët, në emër të parties ka sjellë  akuza serioze për sjelljen e BDI-së gjatë zgjedhjeve në Njësinë zgjedhore 5 dhe  Njësinë zgjedhore 6. Veçanërisht problematike ishin vendvotimet në vendlindjen e kreut të BDI-së, fshatit Zajas, Kërçovë dhe komunën e Dollnenit.

Abduli paralajmëron  kallëzime penale kundër të gjithë anëtarëve të Këshillave Zgjedhor e të cilët lejuan vjedhjen e votave në zonat e përmendura. Ata thonë se edhe nëse humbin para BDI-së, por me votat e vërteta që u takojnë atyre, ata do të kishin një deputet më shumë në Kuvend. Ata këmbëngulin të hapin të paktën një kuti votimi në Zajas, ku  votojnë Ali Ahmeti ose Musa Xhaferi. Nëse  kanë votuar vetëm ata që janë në Listën e Votuesve , dhe jo të vdekurit  ose të shpërngulurit, atëherë ata janë të gatshëm të tërheqin të gjitha ankesat dhe akuzat penale.

Abduli  gjithashtu dëshmoi  për presionet dhe kërcënimet e mëdha të ushtruara nga BDI mbi vëzhguesit e partive dhe anëtarët e bordeve zgjedhore,që  most ë  tregojnë se  çfarë ka ndodhur saktësisht në vendvotimet më 15 korrik. Sipas tij, nëse nuk do të kishte votime nga të ndjerit  dhe njerëzit që nuk janë në vend, pjesëmarrja në ato vende nuk do të ishte as 10%, e aq më pak 40%. Ai përshkroi në detaje mashtrimet për të cilat pretendojnë se kanë ndodhur në ditën e votimeve.

Sipas Abdulit, KSHZ e ka injoruar plotësisht kërkesën e partisë për përfshirjen e anëtarëve  të  saj në bordet zgjedhore, për një muaj para zgjedhjeve. Sipas bashkëbiseduesit tonë, nga  KSHZ nuk kanë pranuar asnjë përgjigje deri tani

Xhabir Deralla

Përpunoi: D. Tahiri

kamera dhe montazhi: Arian Mehmeti

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments