Për integrimet në NATO dhe BE ishin të nevojshëm vullnet i fuqishëm politik, vizion dhe udhëheqësi, ndërsa regjimi për 11 vjet nuk arriti ta lëviz vendin në atë drejtim, deklaroi bartësi i listës së kandidatëve për deputetë të koalicionit “Mundemi” në NJZ 2 dhe nënkryetar i LSDM-së, Oliver Spasovski në debatin e sontëm në Telma.
“VMRO-DPMNE-ja në Parlament nuk i dhanë mbështetje këtyre proceseve dhe tani nuk vijnë në debat me çka tregojnë se kthehen mbrapa”, vlerësoi Spasovski.
Ai theksoi se në këto zgjedhje është me rëndësi të krijohen institucione në sistem dhe ato të jenë funksionale.
Lidhur me situatën shëndetësore, Spasovski, vlerësoi se Qeveria ka sjell vendime në kohë dhe të drejta dhe se vendimet do të sillen lidhen vetëm me mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.
Ai porositi se Koncepti “Maqedoni – Një shoqëri për të gjithë”, nuk ka alternativë dhe se është mjaftë me nacionalizmin dhe me ndarje.
“Askush nuk guxon të bëj shantazh. Qeveria bëhet në bazë të parimeve dhe programeve. Nuk ka koncept për këmbim të deputetëve, kjo ishte sintagmë sa VMRO-DPMNE-ja do të humbë në zgjedhje”, deklaroi Spasovski.