11.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAmerika i kërkon Erdoganit që të mos e bëjë prapë xhami Aja...

Amerika i kërkon Erdoganit që të mos e bëjë prapë xhami Aja Sofinë, Turqia reagon menjëherë

Komentet bëhen një ditë para një vendimi gjyqësor që mund t’i hapë rrugën kthimit të ish-katedrales në xhami.

Aja Sofia, objekt i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, e cila ka qenë në zemër si të Bizantit të krishterë ashtu edhe të perandorisë Osmane myslimane, është një nga monumentet më të vizituara të Turqisë.

Aja Sofia mbaroi së ndërtuari në vitin 537 me teknika futuriste për Kostandinopojën e atëhershme.

Ajo ishte katedralja kryesore e Krishtërimit, më e madhja në botë për 900 vjet me radhë dhe u bë xhami osmane në vitin 1453.

Aja Sofia, apo shqip Shën Sofia, u shndërrua në muze në vitin 1934 nën themeluesin laik të republikës moderne turke, Kemal Ataturk, por çështja që aktualisht ndodhet para gjykatës e sfidon ligjshmërinë e atij vendimi.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, një mysliman i devotshëm, ka propozuar kthimin e Shën Sofisë përsëri në xhami.

Në një deklaratë, Sekretari Pompeo vlerësoi qeverinë turke për mirëmbajtjen e ndërtesës “në një mënyrë të jashtëzakonshme” si muze, por tha se një ndryshim i statusit të saj do të zvogëlonte vlerat e trashëgimisë së saj.

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Turqisë të vazhdojë ta ruajë Aja Sofinë si muze, si një shembull i angazhimit të saj për respektimin e traditave të besimit dhe historinë e larmishme që ka kontribuar në Republikën e Turqisë dhe për të garantuar se ajo do të mbetet e aksesueshme për të gjithë,” tha zoti Pompeo.

Nënkryetari i Partisë AK të Erdoganit, Numan Kurtulmus, u përgjigj menjëherë se kjo është një çështje e sovranitetit kombëtar.

“Autoriteti i vetëm vendimmarrës për statusin e Aja Sofisë i përket Turqisë. Ne nuk kemi nevojë për këshillat ose rekomandimet e askujt për punët tona,” tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments