Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot ka mbyllur Listën Zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 15 korrik. Të drejtë vote sipas KZH-së do të kenë një milion e 814 e 263 votues.
Në listën zgjedhore janë përfshirë edhe personat që në ditën e zgjedhjeve mbushin 18 vjet. Të drejtën e votës do të mund ta realizojnë të gjithë ata qytetarë të moshës madhore që posedojnë dokumente valide si letërnjoftim ose pasaportë.