Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim, dr. Florin Besimi, ka prezantuar pesë zotime dhe disa nga iniciativat e Kryeministit të parë shqiptar, gjatë mandatit të tij.
Ja postimi i plotë i dr. Florin Besimit në fb:
Pesë Zotimet dhe 25 iniciatiavat e kryeministrit te parë shqiptar:
Ja disa prej tyre:
Dy drejtor me nënshkrime të lidhura në dhjetra institucione shtetërore ( përzhino etnike)
Gjuha Shqipe e detyrueshme për çdo nxënës nga klasa e pestë,
Vendimmarrje me badenter në Qeveri për investimet kapitale
Himni i shtetit të pasqyron përbërjen multietnike të vendit
Shpallja e 13 gushtit – festë shtetërore
Gjykatë e lartë e barazisë dhe antidiskriminimit
Veting i detyrueshëm për çdo bartës të funkcionit publik
Raport obligativ i këshillit gjyqësor çdo 6 muaj për luftën ndaj korrupcionit te bartësit e posteve publike
së paku një rrogë për çdo familje
subvencionim 50% i kontributeve për çdo punësim në ndërrmarje private që do përmirëson përfaqësimin e drejtë
Zero tatim për çdo punësim nën moshën 35 vjet
orar 4 orë të premten
600 euro rrogë minimale për mësuesit dhe infermieret
Shtëpi shëndeti në çdo komunë
Pension social për çdo grua që nuk ka asnjë ditë pune
Ujë i pijshëm dhe kanalizim për çdo shtëpi
Arsim parashkollor i deryrueshëm
Kazinot 1 km larg qendrave
Shkolla profesionale për çdo komunë