8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDeri tash në administratën e Maqedonisë 22.060 shqiptarë të punsuar ,përfshirë kohrat...

Deri tash në administratën e Maqedonisë 22.060 shqiptarë të punsuar ,përfshirë kohrat e RSFJ-RM,RM-pas 1990,në RVM …?

Ministri për shoqëri informative dhe administratë Damjan Mançevski sot ka publikuar Raportin për numrin e të punësuarve në sektorin publik për vitin 2018, i cili tregon se në krahasim me vitin 2017 në administratën publike janë të punësuar 3.346 persona më tepër.
Sipas Raportit për vitin 2018, në 1.134 institucione në shtet punojnë 132.068 persona. Raporti i vitit 2017, tregon se në 1.299 institucione kanë punuar 128.722 persona, që donë të thotë se ka tendencë të rritjes së numrit edhe të institucioneve publike si dhe numrit të punësuarve.
Sipas strukturës etnike nga të punësuarit në sektorin publik 83.993 janë maqedonas, 22.060 janë shqiptarë, 2.110 turq, 1.335 romë, 1019 serbë, 450 boshnjak, 423 vlleh, ndërsa 754 janë të tjerë ose nuk janë prononcuar
Sipas Mançevskit, gratë janë të përfaqësuara në përqindje më të lartë se burrat në sektorin publik, ndërsa vitin e kaluar është rritur edhe numri i të punësuarve me arsim të lartë dhe me magjistraturë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments