Studentët këmbëngulin që provimi i jurisprudencës dhe provimet e tjera shtetërore të zhvillohen 100 për qind në gjuhën shqipe, duke kundërshtuar çdo zgjidhje që parashikon përdorimin e shqipes në masën 75 për qind.
Përfaqësuesi i studentëve, Mevlan Ademi, në intervistën në Alsat, theksoi se shqiptarët nuk janë as 75 për qind shqiptarë dhe as nuk e flasin gjuhën shqipe pjesërisht. Ai paralajmëroi se studentët do të vazhdojnë të kërkojnë respektimin e së drejtës së tyre gjuhësore, ndërsa me ironi tha se mund t’i dhurojë një kalkulator ministrit Shasivari për “matematika të vështira”.Ne nuk jemi as gjysmë shqiptarë as 75 përqind shqiptarë, ne nuk e flasim gjuhën gjysmë, as nuk e flasim 75 për qind gjuhën shqipe, e flasim 100 për qind dhe ajo duhet të reflektojë edhe te provimi të cilin duhet ta mbajmë.
-Pra ju këmbëngulni që provimi i jurisprudencës të jetë 100 për qind shqip, dhe jo i ndarë..
Jo vetëm që nuk e pranojmë provimin e jurisprudencës, por të gjitha provimet shtetërore të cilat i kemi kërkuar në gjuhën shqipe, i kemi kërkuar që të jenë 100 për qind në gjuhën tonë. Këso kalkulime mund të bëjnë këso matematika me kalkulatorë jo me studentët e këtij vendi… Do marrim pjesë, do ikim atje, ndoshta do të ja bëj dhuratë kalkulatorin zotëri Shasivarit, për këto matematika të vështira të cilat i kanë para“- deklaroi Mevlan Ademi në intervistën në Alsat./Alsat.mk
