9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaOBSH: Nuk ka garanci se do të ketë vaksinë kundër Covid-19

OBSH: Nuk ka garanci se do të ketë vaksinë kundër Covid-19

Nuk ka garanci se shkencëtarët do të mund të zbulojnë një vaksinë efektive kundër Covid-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi, tha të enjten kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Duke folur para Komitetit për Shëndetësi të Parlamentit Evropian, Tedros tha se edhe nëse vaksina zbulohet, ajo me gjasë nuk do të jetë në dispozicion edhe për së paku një vit.

“Është shumë e vështirë të thuhet me siguri se do të kemi vaksinë”, u tha Tedros deputetëve të Bashkimit Evropian përmes një video-lidhjeje.

“Kurrë nuk kemi pasur vaksinë për koronavirus. Kjo, kur të zbulohet, me shpresën se do të zbulohet, do të jetë e para”, tha ai.

Vaksinat ndihmojnë sistemin imunitar të trupit për të identifikuar dhe luftuar patogjenë si viruset.

Ato konsiderohen si një nga mënyrat më efektive për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve të tilla si Covid-19, pasi ato i ndihmojnë komunitetet që të krijojnë imunitet.

Më shumë se 100 prova të vaksinave të mundshme janë duke u zhvilluar aktualisht në të gjithë botën.

Covid-19 ka prekur 9,635,971 milionë njerëz në botë.

Prej tyre, 5,234,120 milionë janë shëruar dhe 487,627 kanë vdekur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments