6.2 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRegjisorja Flutura Zymi heronjëve Skënderbeut, Ibrahim Rugovës e Zahir Pajazitit u mbyll...

Regjisorja Flutura Zymi heronjëve Skënderbeut, Ibrahim Rugovës e Zahir Pajazitit u mbyll sytë mos të shohin çfarë po ndodhë me vendin

Ua mbylli sytë heronjve, për të mos parë çfarë po ndodhë me vendin e tyre.

Kjo është vepra artistike e regjisores kosovare, Flutura Zymi, e cila ua mbylli sytë përmendoreve të personaliteteve të ndryshme në sheshet e Prishtinës.

“Të gjithë këta dijetarë dhe luftëtarë kishin një mendim ndryshe, e ai mendim u bë ideali i tyre, e ne të gjithë ju bashkuam këtij ideali. Për mendimin ndryshe këta dijetarë dhe heronjtë tanë u malltretuan u abuzuan në mënyrën më mizore dhe brutale e po ashtu edhe u vranë. Përmendoret e tyre në sheshin e Prishtinës i ndërtuam ti nderojmë dhe sa herë ti shohim të kujtohemi për ato mendime dhe atë ideal që sakrifikuan, që une sot të kem të drejtën absolute të lirisë. Nuk dua të shohin çka po ndodh, më vjen turp nga vetja”, thekson Zymi.

Flutura Zymi është e njëjta e cila në ditën e votimit të qeverisë Hoti, me vetiniciativë protestonte para Kuvendit të Kosovës dhe kërkonte që të respektohet vota e qytetarit të Kosovës.

Ajo përmes rrjetit social “Facebook”, ka treguar në detaje se si e realizoi këtë vepër artistike siç e quan ajo, e për të cilën thotë së ka marrë leje nga Komuna e Prishtinës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe ISHPK-ja.

Postimi i plotë:

Sot një vepër artistike e artit bashkëkohor u bë realitet.

E DREJTA E MENDIMIT

Të gjithë këta dijetarë dhe luftëtarë kishin një mendim ndryshe, e ai mendim u bë ideali i tyre, e ne të gjithë ju bashkuam këtij ideali.

Për mendimin ndryshe këta dijetarë dhe heronjtë tanë u malltretuan u abuzuan në mënyren më mizore dhe brutale e po ashtu edhe u vranë. Përmendoret e tyre në sheshin e Prishtinës i ndërtuam ti nderojmë dhe sa herë ti shohim të kujtohemi për ato mendime dhe atë ideal që sakrifikuan, që une sot të kem të drejtën absolute të lirisë.

Nuk dua të shohin çka po ndodh, më vjen turp nga vetja.

Arti bashkëkohor është një art që sfidon pyetje me veten, me realitetin, reflektimin dhe vetëdisim.

Por kjo ide, nuk ishte e imja por e disa të rinjëve që i degjova rastësisht, nuk di kush janë ata ndoshta një ditë do të na tregojnë, për hirë te tyre dhe të gjithë të rinjëve në Kosovë e shëndrrova në realitet.

Falemnderoj te gjithe qe me ndihmuat edhe pse nuk e kishit idene cka po ndodh.

Komunen e Prishtines, MPB dhe ISHPK per leje.

Si dhe policet qe ishin aq te sjellshem deri sa u verifikua leja.

Photo by: Fikret Ahmeti

I dedicate this to you Fatijon Mujku and your generation too never give up for better ëorld and equal rights for everyone.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments