Britania njoftoi sot 55 vdekje të tjera nga Covid-19, duke shënuar numrin më të ulët ditor që nga vendosja e bllokimit kombëtar, pasi Skocia dhe Irlanda Veriore nuk regjistruan vdekje të reja për të dytën ditë me radhë.
Shefat e Departamentit të Shëndetësisë thonë se numri zyrtar i viktimave tani është 40.597, por raporte të ndara thonë se numri i vërtetë i viktimave të koronavirusit është në të vërtetë me mijëra më i lartë, raporton Dailymail.
Shifrat e vdekjeve të publikuara të dielave dhe të hënave janë gjithmonë shumë më të ulëta se ato të regjistruara përgjatë pjesës tjetër të javës, për shkak të një vonese në regjistrimin e vdekjeve në fundjavë.
Zyrtarët ende nuk kanë publikuar shifrat që tregojnë ndarjen gjeografike të vdekjeve në Britaninë e Madhe.