6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeAlbin Kurti: Deri tani janë mbledhur mbi 150 mijë nënshkrime në peticionin...

Albin Kurti: Deri tani janë mbledhur mbi 150 mijë nënshkrime në peticionin për zgjedhje

Ish kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka paralajmëruar se do t’i vizitoj komunat në të cilat janë mbledhur nënshkrime për peticionin “Duam Zgjedhje”.

Sot Kurti pas vizitës që kishte në sheshin e Prishtinës, tha se deri më tani janë mbledhur rreth 150 mijë nënshkrime.

“Në ditët në vijim do të shkoj në komuna të ndryshme të Kosovës për shkak se ka kohë që nuk kam dalur në qytetet dhe qytezat e vendit tonë. Kryesisht po i vizitoj vendet në të cilat po mblidhen nënshkrime për peticionin duam zgjedhje. Mbi 150 mijë nënshkrime janë bërë deri më tani. Qartazi e sigurtë ky do të jetë peticioni më i madh në Kosovën e pasluftës”, tha Kurti.

Kurti tha se nesër do ta vizitoj Vushtrrinë, Mitrovicën dhe Besianën në mënyrë që sipas tij ta njoh për së afërmi aktivitetin si dhe ta shpreh mbështetjen që po e bëjnë aktivistët dhe përkrahjen masive që po e bëjnë qytetarët.

“Do ta kemi javën e lëvizjes që fillon me 10 qershor që është përvjetori i 144 i  lidhjes shqiptare të Prizrenit dhe përfundon me datën 17 qershor është ditëlindja e profesor Ukshin Hoti, për çdo vit e bëjmë javën e lëvizjes. Në mesin e këtyre ditëve është 12 qershori data zyrtare e çlirimit të Kosovës edhe dita e themelimit të LVV-së”, tha Kurti.

Kurti tha se sivjet LVV i bënë 15 vjet ku do ta mbajnë një tubim, manifestim në sheshin Skënderbeu por sipas tij do t’i respektojnë masat.

Sa i përket deklaratës së Presidentit Hashim Thaçi për gjendjen e jashtëzakonshme, ai tha se “kjo e vërteton atë që e kemi deklaru më herët se gjendja e jashtëzakonshme është menduar kundër qeverisjes së mirë që kishim ne sesa që kishte të bënte me pandeminë COVID-19”.kallxo.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments