Një tërmet me fuqi 5.2 ballë të shkallës Rihter, goditi në lindje Turqinë të premten në mbrëmje, sipas agjencisë së vendit të për katastrofat.
Tërmeti ndodhi në thellësinë e shtatë kilometrave (4.3 milje) në rrethin Puturge të provincës Malatya, tha Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në faqen e tij të internetit.
Tërmeti, i cili u ndje në provincat fqinje, ndodhi në 9.06 p.m. koha lokale (1806GMT), dhe kishte intensitet makrosizmik 4 ballë Merkali.
Guvernatori i Malatya, Aydin Barus i tha Anadolu Agency që deri më tani nuk kishte raportime për viktima, megjithëse situata ende po monitorohet.
Mediat turke raportojnë dëme të konsiderueshme materiale në banesa dhe biznese.