Kjo eshte fundjava e fundit e kufizimeve, per zonat e kuqe, qe do te ndaloje levizjen e automjeteve mes zonave. Nderkohe qe te henen, do te jete edhe hapja e madhe, pa kufizime ne vend perjashtuar vetem disa aktivitete dhe trasnportin publik.
Ka qene Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu qe dje në një komunikim për mediat ka bërë të ditur se në fundjavë hiqen kufizimet e orareve për qytetarët dhe bizneset do të jenë të hapura.
Pavarësisht hapjes, ministrja Manastirliu i bën thirrje qytetarëve që të mos shmangin masat e miratuara t’iu ruajtur ekspozimit ndaj infeksionit COVID-19.
Gjithashtu Manasatirliu theksoi se lëvizja e makinave nga zonat e kuqe për në zonat e gjelbërta është e ndalur edhe këtë javë.
Ndaj një thirrje për më shumë përgjegjshmëri për të gjithë aktorët, palët politike, organizatat, që të mbrojmë shëndetin e qytetarëve dhe të mos rrezikojmë duke thyer rregullat në një kohë kur virusi nuk është zhdukur dhe ku grumbullimet publike favorizojnë përhapjen e tij, në një kohë që çdo grumbullim, lëvizje dhe destinacion nëse konsiderohet jo i domosdoshëm të vlerësohet për t’u kryer në kohë apo forma të tjera të komunikimit.
Në fund të këtij komunikimi, ju informoj se duke filluar nga nesër, gjatë fundjavës e në vijim hiqen kufizimet e orareve për qytetaret dhe bizneset në zonat e kuqe dhe të gjëlbërta. Edhe këtë fundjavë, në kuadër të monitorimit të situatës dy javore, nuk do të lejohet levizja nga zonat e kuqe për rezidentët e këtyre zonave. Për të gjithë vendin plazhet do të hapen sipas rregullave të mësipërme”, tha Manastirliu.