12.1 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKJO ËSHTË KËRKESA E BE-SË KARSHI KOSOVËS E SERBISË

KJO ËSHTË KËRKESA E BE-SË KARSHI KOSOVËS E SERBISË

Bashkimi Evropian vazhdon të proklamojë unitet karshi qasjes që synon të aplikojë në lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi, me gjithë deklaratat kontradiktore sa u përket opsioneve dhe kompromiseve që mund t’i bëjnë palët.

Një përfshirje më të madhe në këtë proces e kanë paralajmëruar Gjermania dhe Franca, nëpërmjet ministrave të Jashtëm. Në një opinion publikuar në “Kohën Ditore”, ministrat kanë folur për urgjencën e rinisjes së dialogut, duke përmendur edhe mundësinë e organizmit të një samiti tjetër në Paris.

Derisa shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell, para disa ditësh ka thënë se, mundësia e shkëmbimeve territoriale mes Kosovës dhe Serbisë është çështje që duhet t’u lihet palëve të vendosin, vartësi i tij Mirosllav Lajçak, i cili është caktuar emisar special për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, e ka përjashtuar mundësinë që shkëmbimi i territoreve të jetë në agjendën e tij.

Në zyrën e Komisionit Evropian kanë thënë se BE-ja është unike sa u përket kornizave dhe parimeve që duhet ndjekur në dialogun mes dy vendeve, dhe se nuk ka dallime në qëndrime, raporton KOHA.net

“Deklaratat e përfaqësuesit të lartë/zëvendëspresidentit (HRVP), Josep Borrell, dhe përfaqësuesit special të BE-së (EUSR), Miroslav Lajçak, janë konsistente dhe në përputhje me qëndrimet tona të kahershme. Të pretendosh ndryshe është keqinterpretim dhe në fakt është jo i saktë. J. Borrell vazhdimisht ka mbrojtur qëndrimin që Serbia dhe Kosova pa vonesa duhet t’i zgjidhin të gjitha çështjet e pazgjidhura – ky është prioritet për Bashkimin Evropian dhe gjithashtu duhet të jetë edhe për ta”, ka thënë për “Kohën Ditore” zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano.

Sa i përket përmbajtjes së marrëveshjes finale, sipas Stanos, ajo duhet të jetë në përputhje me ligjet dhe vlerat e Bashkimit Evropian, në respektim edhe të së drejtës ndërkombëtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments