8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFatmir Dehari / Kovid 19 ka dëmtuar rëndë ekonominë e Kërçovës

Fatmir Dehari / Kovid 19 ka dëmtuar rëndë ekonominë e Kërçovës

Kreu i kësaj komune Fatmir Dehari thotë se pezullimi dy mujor i bizneseve ka sjellë vështirësi të mëdha ekonomiko-sociale dhe ka goditur rëndë edhe buxhetin e komunës.  Periudha e përballjes me  pandeminë globale ka sjellë pasoja të rënda ekonomike në komunën e Kërçovës. Në kategorinë e më të prekurve janë kafiteritë, restorantet, ndërmarrjet e vogla dhe aktivitetet tjera afariste që janë ballafaquar me vështirësi të mëdha duke rrezikuar edhe mbijetesën e tyre. Kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, shpreson se me zbutjen e valës së pandemisë dhe rifillimin e punës me stimulimet e paralajmëruara ekonomike të qeverisë, do të fillojnë të marrin fryme edhe bizneset vendore nga të cilat varet drejtëpërdëdrejt edhe buxheti komunal.   Edhe përkundër krizës nga virusi Kovid 19, komuna e Kërçovës ka realizuar disa projekte infrastrukturore. Janë rregulluar rrugë dhe rrugica në vendbanimet rurale, janë ndërtuar dy rrethrrotullime të reja në pjesën më të frekuentuar të qytetit ndërsa në fazën e ndërtimit ndodhet projekti për revitalizimin e kalasë së Kërçovës. Me paralajmërimin për hapjen e objekteve gastronomike, gjatë këtyre ditëve në kafiteritë dhe restorantet e qytetit po zhvillohen përgaditjet për fillimin e punës në përputhje me masat e reja të funksionimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments