Në Maqedoninë e Veriut është realizuar transplantimi i parë i zemrës. Operacioni që zgjati 6 orë në Klinikën Shtetërore për Kardiokirurgji, përfundoi në ora 2 pas mesnatës. Zemra u transplantua te një 54 -vjeçar, kurse dy veshkat e donatorit të njëjtë janë duke u transplantuar në Klinikën për Urologji te dy pacientë të tjerë me dëmtime kronike në veshka.
Operacionin e ka mbikëqyrur, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe kurse është realizuar nga koordinatorja, doktor Maja Mojsova Mijovska dhe doktorët Biljana Andonovska, Vesna Durnev dhe Adrijana Georgiev.