6.2 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAlternativa kërkon që të mos vendoset orë policore për festën e Bajramit

Alternativa kërkon që të mos vendoset orë policore për festën e Bajramit

Partia shqiptare Alternativa, nëpërmjet një kumtese drejtuar Komisionit për Sëmundje Ngjitës kërkon që të mos vendoset orë shtesë policore për festën e Bajramit.

Në vijim kumtesa e plotë:

Duke u gjendur në vigjilje të festës së madhe të Bajramit të Madh, duke e parë se piku i
pandemisë tashmë ka rënë dukshëm, ndërsa besimtarët myslimanë janë treguar mjaft të
përgjegjshëm në respektimin e rekomandimeve gjatë riteve fetare në xhami, AlternAtivA
propozon që gjatë ditëve të festës së Bajramit të mos vendoset orë shtesë policore, në mënyrë që besimtarët të mund ta falin Bajramin nëpër xhami dhe të mund t’i bëjnë vizitat e festësgjatë ditës.
Gjithsesi për neve nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti i qytetarëve, por duke i
vlerësuar edhe kërkesat e besimtarëve myslimanë, ky propozim i AlternAtivA-s i drejtohet
Komisionit për Sëmundje Infektive që ta shqyrtojë atë, ndërsa pavarësisht qëndrimit
përfundimtar të qeverisë, ne gjykojmë se tashmë janë pjekur kushtet që mos të ketë orë
policore shtesë në këto ditë feste, në mënyrë që Bajrami të jetë jo vetëm kremtim fetar, por edhe ngadhënjim mbi virusin Covid-19.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments