6.3 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeKreu i Lëvizjes Besa, Kasami e pranoi se në fletëvotim nuk do...

Kreu i Lëvizjes Besa, Kasami e pranoi se në fletëvotim nuk do të jetë as emri dhe as logoja e Lëvizjes Besa

Edhe pse promovohet tërë kohës si Koalicioni LSDM – Besa, një gjë e tillë nuk del të jetë e vërtetë sepse në KSHZ listat e kandidatëve për deputetë janë dorëzuar si LSDM dhe Koalicioni MUNDEMI. Lëvizja Besa është njëra nga partitë e vogla bashkë me shumë të tjera, mes tyre PRSD dhe dy parti sërbe, pjesë e koalicionit të madh të LSDM’së.

Një gjë të tillë e ka dëshmuar edhe vetë lideri i Lëvizjes Besa, i cili pas takimit të liderëve të partive politike tek presidenti Stevo Pendarovski, në pyetjen e gazetarit të in7, se si do të figurojë emri i Lëvizjes Besa në listat zgjedhore, ai tha se bartëse e koalicionit “Mundemi” është LSDM dhe pastaj të gjithë partitë tjera.

Në këtë koalicion përveç LSDM-së dhe Lëvizjes Besa, pjesëmarrës janë edhe 20 subjekte tjera, Partia e Re Social Demokratike, Partia Demokratike Liberale, Bashkimi Demokratik i Vllehëve nga Maqedonia, Alternativa e Re, Partia e Pensionistëve të Bashkuar dhe Qytetarëve të Maqedonisë, Bashkimi Social Demokrat, Partia Liberale e Maqedonisë, Bashkimi Demokratik, Partia Progresive Serbe në Maqedoni, Rinovimi Demokratik i Maqedonisë, Partia për emancipimin e plotë të romëve, Partia Politike Dinjiteti, Partia për Ndryshim Ekonomik, Aleanca për Maqedoninë Pozitive, Partia për Ardhmërinë Evropiane, Partia për Lëvizjen e Turqve në Maqedoni, Lidhja serbe në Maqedoni, Partia Demokratike e Romëve, Partia e Bashkuar për Barazinë e Romëve, Të bashkuar për Maqedoninë-OM dhe Partia e Punëtorëve MORO.

Liderët e partive politike në takimin e realizuar dje në zyrën e Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në Vodno, nuk arritën që të doakordohen për një marrëveshje për caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare./in7.tv/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments