Liderët e partive politike në takimin e sotëm tek presidenti Stevo Pendarovski nuk arritën konsensus për të caktuar datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Pas përfundimit të takimit, liderët deklaruan se janë dakorduar që javën e ardhshme përsëri të ketë takim të tillë, me qëllim që gjatë kësaj periudhe të grumbullohen informacionet e nevojshme nga institucionet kompetente dhe ekspertët shëndetësor për gjendjen me koronavirusin dhe pas saj të vendoset.