8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMos blini bileta ajrore pa hapjen e aeroporteve, njëherë nuk ka fluturime

Mos blini bileta ajrore pa hapjen e aeroporteve, njëherë nuk ka fluturime

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, u tha qytetarëve që të mos blejnë bileta ajrore deri sa të merret një vendim për rihapjen e aeroporteve në vend, në mënyrë që të mos bëhen shpenzime të panevojshme.

TAV Maqedoni, kompani kjo që administron dy aeroportet e Maqedonisë thonë se shërbehen vetëm fluturime ngarkesash, ato shtetërore, ushtarake, mjekësore dhe humanitare të shtetasve të Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit.

Fluturimet që përmendët ishin fluturime për të riatdhesuar qytetarët tanë që jetojnë jashtë vendit. Ato u realizuan me kompaninë ajrore Chair Airlines, me miratimin e Agjencisë së Aviacionit Civil dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila organizon këtë lloj fluturimesh. Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit është mbyllur për fluturime komerciale të pasagjerëve që nga 19 marsi, në përputhje me Vendimin e Qeverisë dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme – njoftojnë nga TAV Maqedoni.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments