15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaShtëpia e Bardhë: Zv/presidneti Pence nuk është në vetizolim

Shtëpia e Bardhë: Zv/presidneti Pence nuk është në vetizolim

Zëvendës presidenti i SHBA-ve, Mike Pence, vazhdon të punojë në Shtëpinë e Bardhë dhe nuk është vetizoluar pasi sekretari i tij i shtypit doli pozitiv ndaj koronavirusit (COVID-19).

“Zëvendës presidenti Pence do të vazhdojë të ndjekë këshillat e Njësisë Mjekësore të Shtëpisë së Bardhë dhe nuk është në karantinë”, tha Devin O’Malley, pas raportimit nga Bloomberg se Pence preferoi të qëndronte në shtëpi.

Pence publikisht nuk ka njoftuar ndonjë veprim të tillë, por nuk mori pjesë në një takim të shtunën me presidentin Donald Trump dhe zyrtarë të lartë ushtarak.

“Për më tepër, zëvendës/presidenti Pence është testuar negativ çdo ditë të vetme dhe planifikon të jetë nesër në Shtëpinë e Bardhë”, shtoi O’Malley.

Të premten, Trump tha se Katie Miller, zëdhënësja e Pence dhe gruaja e ndihmësit të lartë, Stephen Miller, është testuar pozitive ndaj COVID-19.

Shtëpia e Bardhë të enjten njoftoi se një shërbëtor personal i paidentifikuar që ka bashkëpunuar ngushtë me Trump është testuar pozitiv.

Trump tha se “ka pasur shumë pak kontakt me këtë person”, duke theksuar se është testuar dy herë që nga e mërkura dhe rezultatet ishin negative.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments