12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKosova nga sot fillon lehtësimin e masave

Kosova nga sot fillon lehtësimin e masave

Nga sot fillon lehtësimi i masave, meqë numri i të shëruarve ka shënuar rritje, kurse numri i rasteve të reja me koronavirus po shënon rënie.

Para disa ditësh ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia tregoi se është vendosur që hapja e ekonomisë dhe heqja e masave kufizuese të bëhet në tri faza.

Faza e parë që do të fillojë nga nesër (4 maj), do të zgjasë deri më 18 maj. Gjatë kësaj periudhe do të zgjerohet orari i lëvizjes së qytetarëve nga 1 orë e gjysmë në 3 orë, në dy orare para dite dhe pas dite, sipas shifrës së parafundit të letërnjoftimit.

“Orari i qarkullimit të qytetarëve nga data 4 – 18 Maj, 2020 sipas shifrës së parafundit të nr. personal – i ndarë në dy pjesë (90 min paradite, 90 min pasdite).”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Faza  e dytë  do të  fillojë  me 18 maj por një  gjë  e tillë  sipas ministrisë  varet nga situate epidemiologjike./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments