4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaDonald Trumpi thotë se Suedia po e paguan shtrenjtë' refuzimin e izolimit...

Donald Trumpi thotë se Suedia po e paguan shtrenjtë’ refuzimin e izolimit të coronavirusit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar sot se Suedia “po e paguan shtrenjtë” refuzimin e bllokadës së coronavirusit, megjithëse vendi i tij mban rekordin absolut të infektimeve me më shumë se 1 milion.

Qeveria suedeze mori vendimin e kontestuar të lënies hapur të bareve, restoranteve, kinemave e dyqaneve, megjithë presionin e vendeve të tjera për kufizime drastike.

“Deri sot, 2462 njerëz kanë vdekur atje, shumë më tepër sesa vendet fqinje si Norvegjia (207), Finlanda (206) apo Danimarka (443). SHBA ka marrë vendimin e duhur!”, thuhet në komentin e tij.

Ndërkohë eksperti i emergjencave në OBSH, Dr Mike Ryan, ngriti lart në fillim të javës Suedinë si një “model i ardhshëm” për fazën tjetër të luftës ndaj pandemisë, prej faktit se qytetarët ishin personalisht të ndërgjegjshëm në zbatimin e masave të distancimit.

“Mendoj se ka një perceptim se Suedia ka lejuar përhapjen e coronavirusit me masat e lehta që ka marrë, por kjo është shumë larg të vërtetës”.

Suedia ka nxitur qytetarët të mbajnë përgjegjësi personale për ndjekjen e rregullave të distancimit, ndërsa qeveria ka ndaluar grumbullimet me më shumë se 50 njerëz dhe ka mbyllur universitetet. /tch

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments