4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKomiteti i Helsinkit: Mbi 460 punëtorë kanë mbetur pa punë në gjashtë...

Komiteti i Helsinkit: Mbi 460 punëtorë kanë mbetur pa punë në gjashtë muajt e fundit në Maqedoni

Gjithsej 214 denoncime janë regjistruar gjashtë muajt e fundit, të cilët kanë përfshirë 3432 punëtorë. Mbi 461 prej tyre kanë mbetur pa punë, ndërsa rreth 196 ju është ulur paga, ose nuk kanë marrë fare rrogë.

Këtë sot e publikoi Komiteti i Helsinkit, i cili me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës ka paraqitur disa kërkesa për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, në lidhje me mbrojtjen e punëtorëve,

“Në këtë kohë të vështirë dhe të paparashikueshme, mbejta pa pagë për një pjesë të punëtorëve është rrezik edhe për ekzistencën e tyre dhe për këtë duhet solidaritet dhe bashkim”, thonë nga Komiteti.

Një prej kërkesave të tyre për Qeverinë është krijimi i moratoriumit të të gjitha marrëveshjeve për punësi nga punëdhënësit dhe uljen e pagave në periudhën sa zgjatë gjendja e jashtëzakonshme.

Komiteti i Helsinkit gjithashtu kërkon zgjidhje për punëtorët, të cilët gjatë kësaj periudhe u mashtruan nga punëdhënësit me marrëveshje të reja./Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments