Të gjitha shtetet duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshme gjatë rihapjes së kufijve të tyre kur të filloj të zvogëlohet pandemia e koronavirusit të ri, deklaroi drejtori ekzekutiv i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Majkëll Rian.
Ai shtoi se gjatë hapjes së kufijve duhet të vlerësohen rreziqet dhe të shihet se cilat vende kanë kontroll të ngjashëm mbi virusin, si dhe nëse ka besim në masat e zbatuara në shtetin tjetër.
“Mendoj që së pari duhet të zgjidhet kjo çështje në nivele subrajonale dhe rajonale, dhe pastaj të lejojmë udhëtim, por kjo kërkon menaxhim të kujdesshëm me rrezikun”, tha Rian./MIA