Rreth 30 deputetë nga ËSDM, PRSD, grupi i pavarur i VMRO-DPMNE-së, Aleanca për Shqiptarët, Alternativa dhe PDSH janë nënshkruar në nismën e grupit të deputetëve të LSDM-së për thirrje të mbledhjes së Kuvendit, ku do të konfirmoheshin dy vendimet e presidentit të shtetit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në shtet prej nga 30 ditë për shkak të pandemisë me Kovid-19
Nisma do të mbështetet edhe nga Besa. Kjo nismë e LSDM-së nuk e ka mbështetjen nga partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, as nga BDI, e cila, ndërkaq, lë hapësirë së pari ta shohë nismën e më pas të prononcohet.
Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi gjithashtu pret ta shohë nismën pasi që ajo edhe formalisht do t’i dërgohet Kuvendit dhe atij, e më pas të japë mendimin e vet. Paraprakisht disa herë ai theksoi se parlamenti i vetëshpërndarë nuk mundet të mblidhet sërish.
Nga grupi i LSDM-së thonë se nisma në Kuvend dhe tek kryetari i Parlamentit do të dërgohet nesër. Konsiderojnë se nevojitet mbajtja e kësaj mbledhje dhe nëse nevojitet, mbledhja e Parlamentit edhe për çështje të tjera, duke iu referuar rolit të tij mbikëqyrës, posaçërisht në situata të këtilla të jashtëzakonshme dhe të krizës.
Po shqyrtohen dhe mendohen disa mënyra për mbajtje të një mbledhje të këtillë, dhe si kjo mund të organizohet në mënyrë elektronike, apo, ndërkaq, në sallë të madhe me Kupolë, e tëra me qëllim që të ruhen masat preventive për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit.
Mbledhja, siç theksojnë, mund të thirret me 20 nënshkrime të mbledhura nga deputetët, në bazë të nenit 67 të Rregullores për punë të Parlamentit në të cilën në paragrafin dy parashihet se “Kryetari i Kuvendit mund të thirr mbledhje edhe me kërkesë të presidentit të Republikës, Qeverisë dhe së paku 20 deputetëve”. Sipas nenit 63 paragrafi 4 nga Kushtetuta, ndërkaq, “mandati i deputetëve në Kuvend mund të vazhdojë vetëm në rast të gjendjes së jashtëzakonshme apo luftës”.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut u vetëshpërnda më 16 shkurt me 108 voita “për” për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të parlamentare më 12 prill. Zgjedhjet u shtynë për shkak të pandemisë me Kovid-19.