6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKomiteti i Helsinkit: Gjuha e urrejtjes në kohë të pandemisë – dominojnë...

Komiteti i Helsinkit: Gjuha e urrejtjes në kohë të pandemisë – dominojnë denoncimet në bazë të përkatësisë etnike dhe politike

Komiteti i Helsinkit informoi se gjatë muajit mars të këtij viti, janë regjistruar 110 raste të gjuhës së urrejtjes, që është për 100 për qind më shumë për periudhën e njëjtë të periudhës kohore vitin e kaluar. Numri më i madh i rasteve të regjistruara në mars kanë të bëjnë me situatën me pandeminë me koronavirusin dhe këtu dominojnë denoncimet në bazë të përkatësisë etnike dhe politike, thonë nga Komiteti i Helsinkit.

Numri më i madh i rasteve kanë të bëjnë me vendosjen e situatës së jashtëzakonshme nga ana e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me këtë ora policore, si dhe reagimi i opinionit lidhur me masat të cilat ndërmerren nga ana e Qeverisë.

“Më së shumti komunikacion digjital dhe me këtë reagime në mediumet sociale është vërejtur pas përfundimit të konferencave për shtyp zyrtare të ministrit të Shëndetësisë në emër të Shtabit të krizës”, informojnë nga Komiteti i Helsinkit.

Që të mund në mënyrë efikase të ndiqet gjuha e urrejtjes lidhur me shëndetësinë publike, nga ky muaj, Komiteti i Helsinkit do të vendos kategori për gjuhë të urrejtjes në bazë të gjendjes shëndetësore që të përmirësohet informimi në këtë pjesë.

Prej atje u bëjnë thirrje qytetarëve të paraqesin gjuhë të urrejtjes në mediumet sociale në platformën www.govornaomraza.mk ose direkt në Sektorin për krim kompjuterik dhe forrenzikë digjitale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments