7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeSpasovski / Mirë është deputetët të jenë në detyrat e tyre

Spasovski / Mirë është deputetët të jenë në detyrat e tyre

 Kryeministri Oliver Spasovski e mbështeti iniciativën e LSDM-së për të mbledhur Kuvendin në mënyrë që të mbajë seancë për të konfirmuar vendimet e presidentit të shtetit për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të Kovid-19.

Në “Utrinski brifing”, Spasovski përsëriti qëndrimin se është mirë që Kuvendi të funksionojë dhe që deputetët të jenë në detyrat e tyre në Kuvend.

“Unë kam dhënë qëndrimin tim disa herë deri tani. Konsideroj ende që Kuvendi mund të mblidhet për shkak të kësaj dhe sipas Kodit Zgjedhor dhe sipas Ligjit për Kuvendin, deputetët kanë mandat deri në zgjedhjen e deputetëve të rinj. Ne si qeveri teknike kemi dashur të kemi Shtëpi legjislative që do të funksionojë. Ne jemi në gjendjen e zgjedhjeve të shpallura, nuk kemi Kuvend, na ndodhi kriza shëndetësore. Thjesht konsiderojmë se do të ishte mirë që Kuvendi të funksionojë dhe deputetët të jenë në detyrat e tyre në Kuvend”, tha Spasovski

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments